Goditet nga vetura një 11-vjeçar në Han të Elezit

Goditet nga vetura një 11-vjeçar në Han të Elezit

Kronika December 03, 2020 - 16:15

Sot rreth orës 15:45, një 11-vjeçar është goditur nga vetura në Han të Elezit.

Rastin e ka konfirmuar për "Zërin", zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi.

Sipas tij, fëmija ka marrë disa lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Han të Elezit.

Ndërkaq, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Zëri