Shqipëri, njerku abuzoi seksualisht vajzën e gruas që në moshën 9-vjeçare

Shqipëri, njerku abuzoi seksualisht vajzën e gruas që në moshën 9-vjeçare

Kronika January 16, 2021 - 12:15

Saranda është tronditur nga një ngjarje e rëndë, abuzimi seksual brenda në familje.  Një 40 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëshortes së tij që prej moshës 9 deri në moshën 14 vjeç.

Denoncimi i vajzës me banim në Ksamil është bërë në Komisariatin e Policise Sarandë më 21 prill 2020.

Vajza ka qenë e shoqëruar nga e ëma kur ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga njerku i saj Elidon Xhaferi, dhe ka dëshmuar të gjithë abuzimin seksual dhe në prezencën e psikologes, prokurores dhe avokates.

Martesa

Gruaja ishte martuar me burrin që kur vajza (e abuzuara) ishte në moshën 2 vjeçe dhe nga kjo martesë e dytë kishin dhe një djalë të moshës 9 vjeç.  Ora Neës siguron dëshminë e vajzës dhënë prokurorisë e cila tregon si është abuzuar seksualisht

Gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi e mitura ka deklaruar se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira por kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar dhe ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të.

Abuzimi i pare

Episodi i parë ka qenë rreth 9 vjeçe kur njerku ka qenë duke i bërë dush.

“Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më” thuhet në dosjen e vendimit të gjykatës së Sarandës e cila la në “arrest me burg” 40 vjeçarin.   

Një tjetër episod ka qenë kur e ëma e vajzës ishte larguar në Tiranë për t’i kryer një vizitë mjekësore tek okulisti djalit të saj.

Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi  ky e ka ngacmuar seksualisht përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.

Në kohën kur vajza ka qenë në klasën e pestë, njerku ka kryer marrëdhënie seksuale me të, thuhet në dosje dhe pas kësaj shfrytëzonte momentet kur e ëma e vajzës nuk ndodhej në shtëpi.

Tentativa tjetër ka qenë më 20 dhjetor 2020 kur kallëzuesja deklaron se “njerku i ka shkuar përsëri tek dhoma  pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhenie seksuale me të  por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë  derisa ai është larguar nga shtëpia”

Ballafaqimi dhe denoncimi

Më 4 janar 2021 rreth mbasdites kur e ëma ishte në punë, njerku ka shkuar përsëri tek dhoma e vajzës dhe i ka kërkuar vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunonte si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma me mendimin për t’i treguar për ngjarjen.  E ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në polici.

E ëma e të miturës ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe është shokuar në momentin që e ka mësuar prej vajzës së saj.

Ajo ka pyetur dhe bashkëshortin të i cili nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën  por ka kërkuar ballafaqim.

Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksual gruaja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy here, por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.

Më pas gruaja ka larguar bashkëshortin nga banesa edhe pse ai ka kërcënuar se do të vetëvritej.

Justifikimi

Edhe burri në dëshminë e tij ka pranuar abuzimin seksual duke u justifikuar “me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.”

Procedimi penal për veprën penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” është regjistruar më 11 janar 2021. Vepra penale për të cilën dyshohet se ka kryer ky shtetas parashikon dënim me burgim jo më pak se 25 vjet.

Ndalimi i Elidon Xhaferit është bërë më 10 janar 2021 dhe Gjykata e Sarandës e ka shpallur si të vlefshëm arrestimin dhe e ka lënë në burg. /oranews