Në gjendje të dehur rrahu gruan, arrestohet istogasi

Në gjendje të dehur rrahu gruan, arrestohet istogasi

Kronika July 23, 2021 - 09:22

Është arrestuar dje një burrë në Istog, pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se viktima së bashku me tre fëmijët është dërguar te familja e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri