Hajnat shtien me armë zjarri në drejtim të policëve në Podujevë

Hajnat shtien me armë zjarri në drejtim të policëve në Podujevë

Kronika January 13, 2022 - 20:49

Persona të dyshimtë kanë shtënë në drejtim të policëve, të cilët ishin duke i ndjekur personat e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:20, në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Siç mësohet, policia kishte shkuar në këtë fshat pasi janë informuar nga ankuesi se të dyshuarit kishin hyrë me forcë në një shtëpi.

Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri” zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, duke thënë se me të marrë informatën policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar.

“Në ikje e sipër, njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /Zëri