Policia jep detaje për rastin e plagosjes së dy grave në Fushë-Kosovë

Policia jep detaje për rastin e plagosjes së dy grave në Fushë-Kosovë

Kronika January 29, 2023 - 09:06

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për rastin e plagosjes së dy grave me armë zjarri në Fushë-Kosovë.

Sipas PK-së, dy viktimat u qëlluan nga një person për shkaqe të panjohura dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, raporton Zeri.info.

I dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por pastaj zyrtarët policorë i kishin kërkuar që të dorëzohej, por i njëjti ka shtënë me armë zjarri edhe ndaj zyrtarëve policorë.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri