
Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Kronika
June 09, 2023 - 09:26
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Sipas raportit të Policisë, ai ka nxitur viktimën, shtetase e huaj, që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën, shtetase e huaj, që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri