Gjuajti me armë zjarri një person, arrestohet 57-vjeçari në Ferizaj

Gjuajti me armë zjarri një person, arrestohet 57-vjeçari në Ferizaj

Kronika June 09, 2023 - 16:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një rast i tentim-vrasjes në Ferizaj.

E rasti kishte ndodhur pas një zënke mes të dyshuarit F.G., 57-vjeçar e një personi tjetër, ku më pas 57-vjeçari e kishte gjuajtur me armë zjarri viktimën dhe ishte larguar me veturë.

Policia bën të ditur se viktima më pas kishte marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa sot rreth orës rreth orës 15:00 i dyshuari është vetë dorëzuar dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, ndërsa ka dorëzuar edhe armën e zjarrit me katër fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të personit tjetër.

“I dyshuari pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore,ndërsa rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet ndër të tjera. /Zëri