Aksident në Prishtinë, lëndohet një motoçiklist

Aksident në Prishtinë, lëndohet një motoçiklist

Kronika March 28, 2024 - 20:46

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Garbaldi” ku janë përfshirë në veturë dhe një motoçikletë, e ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime, raporton Zeri.info.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi Ahmeti. /Zëri