Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari në gjendje të rëndë

Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari në gjendje të rëndë

Kronika April 14, 2024 - 13:15

Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë nga disa të shtëna me armë zjarri në Marbella të Spanjës.

Sipas mediave vendase, shqiptari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Costa del Sol në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:40, në restorantin Pan y Chocolate, që ndodhet në hyrje të qendrës tregtare të këtij kompleksi rezidencial luksoz në Marbella, pranë A-7.

Punonjësit e Policisë Kombëtare kanë marrë përsipër hetimin në vazhdim, pa asnjë arrestim për momentin.

Të shtënat e reja mbrëmjen e djeshme vijnë vetëm disa ditë pas nisjes së ‘Plan Marbella’, një operacion i posaçëm i Policisë Kombëtare për ta luftuar krimin e organizuar dhe çështje të tjera, veçanërisht pas shtimit të të shtënave në muajt e fundit.