Dërgohet në mbajtje burri që sulmoi një femër në komunikacion

Dërgohet në mbajtje burri që sulmoi një femër në komunikacion

Kronika April 25, 2024 - 09:21

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një video në media, ku një person shihet dukë sulmuar një femër e duke kanosur një tjetër në komunikacion.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte dëmtuar veturat e ankueses femër kosovare dhe të ankuesit mashkull kosovar, ku më pas ankuesen me forcë e kishte futur në veturën e saj, ndërsa ankuesin e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri