17 vjedhje dhe dy raste dhune në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt
Foto: Laura Hasani

17 vjedhje dhe dy raste dhune në familje brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Kronika April 14, 2026 - 11:12

Gjatë javës së fundit (6–12 prill 2026), Policia Rajonale e Ferizajt ka regjistruar disa raste, që lidhen kryesisht me veprat kundër pasurisë dhe dhunën në familje.

Sipas njoftimit të PK-së, janë raportuar gjithsej 17 vjedhje, ku shumica kanë ndodhur në Ferizaj (12 raste), ndërsa në Kaçanik janë shënuar tri raste dhe në Shtime dy raste.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe dy raste të dhunës në familje, nga një në Ferizaj dhe një në Kaçanik.

Ndërkohë, në kuadër të zbatimit të urdhëresave të gjykatave, policia ka arrestuar tetë persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim.

Ftesë për bashkëpunim

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra:

- Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të Policisë
- Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
- Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. /Zëri