Zjarri në Tiranë, shkon në 7 numri i të lënduarve - mes tyre 3 zjarrfikës
Kronika
April 14, 2026 - 19:17
Ka shkuar në 7 numri i të lënduarve nga zjarri që ka përfshirë një pallat në zonën e “Farmacia 10” në Tiranë.
Mes tyre, janë edhe 3 zjarrfikës me probleme nga asfiksia, shkruan A2.
Sipas gazetarit të A2 CNN, Igli Çermeta, situata në vendngjarje paraqitet kritike. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Për të vënë nën kontroll flakët, në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe helikopterë nga Ministria e Brendshme, të cilët po hedhin ujë nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit. /A2