Serbi i arrestuar në veri, i dyshuar për krime lufte në Skenderaj
Foto: Laura Hasani

Serbi i arrestuar në veri, i dyshuar për krime lufte në Skenderaj

Kronika April 14, 2026 - 20:19

Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një serbi në veri të vendit, duke thënë se është i dyshuar për krime lufte.

Në njoftim thuhet se ai dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë, gjatë luftës në Kosovë, në Skenderaj bashkë me pjesëtarë të tjerë, pos dëbimit me dhunë të civilëve, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe vrarë 15 civilë shqiptarë, si dhe zhdukur gjashtëmbëdhjetë 16 civilë të tjerë.

“I dyshuari i lartcekur bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i sistemuar në Stacionin Policor të Skenderajt, i uniformuar dhe i armatosur, në mars të vitit 1999 në Skenderaj në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, të organizuar si grup, kanë marr pjesë në operacion policor-ushtarak, ku kanë bërë dëbimin me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta pesëmbëdhjetë 15 civilë shqiptar, si dhe zhdukur gjashtëmbëdhjetë 16 civilë të tjerë në dy lokacione në Skënderaj”, njoftoi policia.

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se i dyshuari është  intervistuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit 48-orë