Arrestohet në Fushë-Kosovë personi i kërkuar me urdhëresë gjykate
Kronika
April 15, 2026 - 08:13
Policia në Prishtinë po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore, me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.
Sipas njoftimit të PK-së, një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë-Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje, raporton Zeri.info.
“Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin e kërkuar R.B., i cili konform urdhëresës së gjykatës është dërguar në vuajtje të dënimit me tre vjet e tre muaj burg", thuhet në njoftimin e PK-së.