Arrestohet një person në Leposaviq, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Leposaviq, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Kronika April 15, 2026 - 10:05

Njësitet policore të DHKL-së gjatë ditës së djeshme në Leposaviq kanë arrestuar një mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se në vitin 1999, në bashkëkryerje dhe si pjesëtar i grupeve kriminale, ka ushtruar dhunë ndaj popullatës civile në një nga lagjet e Skenderajt, duke vrarë, torturuar, rrahur dhe dëbuar dhjetëra civilë shqiptarë, raporton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri