Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt në GJKKO
Kronika
April 15, 2026 - 11:14
Është shtyrë seanca që do të zhvillohej ditën e sotme ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në GJKKO.
Drejtoria e Burgjeve është urdhëruar të informojë Gjykatën lidhur me shkaqet e mosnjoftimit të të pandehurit Erion Veliaj për seancën e sotme.
Seanca e radhës është shtyrë për datën 27 prill, në orën 12:00.
Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre. /euronews