Pamje nga vendi i ngjarjes në Malishevë, ku vdiqën babai me dy fëmijët e tij [video]
Kronika
April 16, 2026 - 14:35
Babai bashkë me dy fëmijët e tij kanë mbetur të vdekur sot, pas një zjarri që dyshohet se ka shpërthyer në banesën e tyre.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se zjarri ka qenë shkaktar i vdekjes së tre personave.
LEXO EDHE: Zjarri, shkaktar i vdekjes së babait dhe dy fëmijëve në Malishevë
“Brenda banesës janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy të mitur – të cilët janë transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar vdekja e tyre”, ka thënë Policia.
Ndërkohë, Drenica Online ka publikuar pamje nga ndërtesa ku gjendet banesa e tri viktimave në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. /Zëri