Një i mitur në Podujevë kapet për posedim të substancave narkotike, lirohet në procedurë të rregullt
Foto: Laura Hasani

Një i mitur në Podujevë kapet për posedim të substancave narkotike, lirohet në procedurë të rregullt

Kronika April 17, 2026 - 10:03

Një i mitur është arrestuar për posedim të substancave narkotike në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:40, në parkun “Manchester”.

Gjatë kontrollit policor, tek i dyshuari mashkull kosovar i mitur është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë prej 4.55 gramësh. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Parku ‘Manchester’, Podujevë, 16.04.2026 – 16:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur, pasi gjatë kontrollit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë 4.55 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”. /Zëri