Kërcënohet kryeprokurori Petrit Kryeziu nga një person i dyshuar për vepra penale
Kronika
April 17, 2026 - 23:53
Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziut.
Në reagim theksohet se, kërcënimet ndaj Kryeziut, janë bërë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
‘’ Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore’’, thuhet në reagim.