Dyshohet se vodhën bidonë me naftë, arrestohen tre persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Dyshohet se vodhën bidonë me naftë, arrestohen tre persona

Kronika April 21, 2026 - 08:58

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur të hënën.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar bidonë të mbushur me naftë, që dyshohet se i kishin vjedhur nga shtëpia e ankueses, femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.