Bie vinçi në Prishtinë, lëndohet një punëtor [video]

Bie vinçi në Prishtinë, lëndohet një punëtor [video]

Kronika April 21, 2026 - 11:31

Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues.

Para pak çastesh ka ndodhur një incident i radhës në vendin e punës në një punishte në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Një vinç është rrëzuar në një punishte dhe ka lënduar një punëtor, raporton Indeksonline.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori është dërguar në QKUK.

Zëri ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të përgjigjes për t’ju informuar për të gjitha detajet.