Gjendet i vdekur një person në Gjakovë
Kronika
April 29, 2026 - 10:14
Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:01 në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Gjakovë/ 28.04.2026 – 22:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri