Prangoset prishtinasi, i gjenden substanca narkotike gjatë kontrollit të makinës
Foto: Laura Hasani

Prangoset prishtinasi, i gjenden substanca narkotike gjatë kontrollit të makinës

Kronika April 29, 2026 - 10:55

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:15, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë / 28.04.2026 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 92.7 gramë marihuanë, 1.3 gram kokainë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri