Dënohet me dy vjet burgim i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
Kronika
April 29, 2026 - 10:59
Dy vjet burgim edhe 15 mijë euro gjobë.
Ky është dënimi i shqiptuar për Sllobodan Radenkoviqin, i cili u shpall sot fajtor për sulmin ndaj KFOR-it në veri në maj 2023.
Veprat për të cilat Radenkoviqi ngarkohet janë “Sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër pene dhe huliganizëm”, njofton Klankosova.tv.
Vendimi u kumtua nga gjykatësja Medie Bytyqi.
Me këtë rast i akuzuari e ka pranuar fajësinë për aktin.