Gjendet i varur një burrë në garazhin e shtëpisë në Malishevë
Kronika
May 01, 2026 - 09:00
Një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Malishevë.
Sipas informacioneve jo të konfirmuara, dyshohet se viktima rreth 50-vjeçar është gjetur i varur të enjten në garazhin e shtëpisë së tij, raporton Zeri.info.
Ndërkohë policia ka dhen informacione përmes raportit 24-orësh.
“Malishevë/30.04.2026-15:50 Është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës ( garazh) të shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri