Raporti i fundit i Policisë, shumë raste të dhunës dhe kanosjes

Raporti i fundit i Policisë, shumë raste të dhunës dhe kanosjes

Kronika May 01, 2026 - 13:49

Raporti i fundit i Policisë së Kosovës është i mbushur me raste të dhunës dhe kanosjes, ku pothuajse në të gjitha rastet viktimat kanë qenë gra. Në disa qytete të vendit janë raportuar sulme fizike, dhunë në familje dhe kërcënime, ndërsa në disa raste të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Gjatë 29 dhe 30 prillit 2026 janë raportuar disa raste të kanosjes dhe dhunës fizike në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në magjistralen Prishtinë - Fushë-Kosovë, një grua ka raportuar se është kanosur nga ish i dashuri i saj, ku i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Obiliq është arrestuar një burrë i dyshuar për ushtrim dhune fizike ndaj vajzës së tij të mitur, ku palët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj është raportuar gjithashtu një rast i lëndimit të lehtë trupor pas një mosmarrëveshjeje familjare, ku viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu, në Leposaviq një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht në një market nga një e dyshuar shtetase e Serbisë, e cila pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.