Ndalohen për 48 orë një person në Prishtinë për ngacmim dhe detyrim
Foto: Laura Hasani

Ndalohen për 48 orë një person në Prishtinë për ngacmim dhe detyrim

Kronika May 02, 2026 - 14:30

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar me inicialet D.B., për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Detyrimi”.

Sipas njoftimit, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar, ndërsa Prokuroria ka siguruar prova relevante që mbështesin këto dyshime.

Prokuroria ka sqaruar se rasti nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media. Sipas tyre, këto raportime janë bazuar në deklarata të avokatit mbrojtës dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe sigurimin e sundimit të ligjit.