Policia në rajonin e Ferizajt shqipton 254 gjoba për shoferët që përdornin telefonin gjatë ngasjes

Policia në rajonin e Ferizajt shqipton 254 gjoba për shoferët që përdornin telefonin gjatë ngasjes

Kronika May 04, 2026 - 09:46

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit prill ka shqiptuar 254 gjoba ndaj shoferëve që e shkelin këtë rregull, raporton Zeri.info.

Po ashtu Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të Policisë
- Përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’
- Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në komunikatë. /Zëri