Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestuar

Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestuar

Kronika May 07, 2026 - 19:00

56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë paraqitur me simptoma helmimi, ndërsa dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.

Studentët u trajtuan në shërbimin infektiv, ku vetëm dy prej tyre u shtruan për trajtim të mëtejshëm, ndërsa të tjerët u liruan pas marrjes së ndihmës mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri. 

Pas incidentit, autoritetet kanë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike dhe kanë nisur hetimet epidemiologjike për zbardhjen e rastit.

Lidhur me helmimin e studentëve, policia ka arrestuar teknologun dhe kuzhinierin e kompanisë së kateringut, ndërsa administratorja e kompanisë është shpallur në kërkim.