Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti në Sarandë
Kronika
May 07, 2026 - 22:47
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti.
Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”.
Forca të shumta policie ndodhe në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Raportohet se viktima ka marrë një plumb në kokë. /tch