Zhduket një person në Gjakovë
Kronika
May 10, 2026 - 08:45
Një person është raportuar i zhdukur në Gjakovë.
Rasti është raportuar nga gruaja e tij, e cila në Polici tha se që nga data 08.05.2026 ai është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendodhjen e tij.
“Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri