Tritol në Laç: Shpërthimi në kompleksin e shërbimeve trondit banorët

Tritol në Laç: Shpërthimi në kompleksin e shërbimeve trondit banorët

Kronika May 10, 2026 - 10:56

Laçi është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një shpërthim me lëndë plasëse ka goditur një dyqan në një kompleks shërbimesh, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Zhurma e fortë e shpërthimit është dëgjuar rreth orës 03:00, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet.

Sipas informacionit paraprak, një sasi tritoli ishte vendosur në qepenin e derës së dyqanit, duke shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht pa persona të lënduar, shkruan Top Channel.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani nuk dihen motivet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.