Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, Policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, Policia nis hetimet

Kronika May 13, 2026 - 10:04

Një rast i rëndë është shënuar mëngjesin e të mërkurës në Malishevë, ku një foshnje dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore Familjare.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se njësitet i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha Elezaj. /Zëri