Rifat Stojkaj vdiq si pasojë e vetaksidentit, Policia jep detaje
Kronika
May 11, 2026 - 08:53
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, Rifat Stojkaj, ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Lloqan.
Këtë e konfirmoi Policia e Kosovës, i cili tha se deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal skaj rrugës, raporton Zeri.info.
“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo aty ka vdekur, vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar”, thekson PK-ja.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Zëri