Plagoset me thikë 42-vjeçari në Sarandë, transportohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë 42-vjeçari në Sarandë, transportohet me urgjencë në spital

Kronika May 13, 2026 - 14:12

Një person i moshës 42-vjeçare është plagosur me thikë në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash.

Një i plagosur me thikë është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës, teksa nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit.

I plagosuri i identifikuar si O.M, 42 vjeç. Sipas burimeve spitalore, ai ka plagë me thikë në gjoks, por gjendja për momentin raportohet të jetë jashtë rrezikut. /Tch