Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve, dyshohet për kontrabandë me dru

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve, dyshohet për kontrabandë me dru

Kronika May 14, 2026 - 08:47

Të mërkurën Policia e Kosovës gjatë një patrullimi ka ndalur një kamion të ngarkuar me dru.

Sipas Policisë, personi që e ngiste dyshohet se ato i transportonte nga Serbia për në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Gjatë verifikimit e dokumentacioni, dyshohet se shoferi ishte zyrtar i Agjencisë së Pyjeve dhe në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe lëshimin e fletëpërcjelljes.

“Me vendim të prokurorit, drutë i janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thekson PK-ja. /Zëri