Rrahje mes dy personave në Skenderaj, njëri arrestohet e tjetri bëhet për spital
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrahje mes dy personave në Skenderaj, njëri arrestohet e tjetri bëhet për spital

Kronika May 12, 2026 - 14:53

Një person është arrestuar sot rreth orës 11:30, pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas njoftimit për media, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30 policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull madhor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim

Tutje në njoftim bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gaz, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

Ndërkaq, pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.