Dy persona ndalohen për rrahjen në Skenderaj, dy të tjerë nuk iu përgjigjën ftesës së Prokurorisë
Foto: Laura Hasani

Dy persona ndalohen për rrahjen në Skenderaj, dy të tjerë nuk iu përgjigjën ftesës së Prokurorisë

Kronika May 14, 2026 - 22:00

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se lidhur me rastin e sotëm në Skenderaj, ku si pasojë e një sulmi fizik lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me inicialet H.M. dhe B.Z., prokurori kujdestar ka qëndruar gjatë gjithë ditës në Skenderaj, ku bashkë me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Sipas njoftimit, në cilësinë e viktimave janë intervistuar H.M. dhe B.Z., pesë dëshmitarë, si dhe dy të dyshuarit me inicialet E.L. dhe B.N. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë në këtë rast, me inicialet S.L. dhe K.H., deri më tani nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim. /Zëri