Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person
Kronika
May 14, 2026 - 22:08
Sonte rreth orës 21:40, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana tha për Zeri.info se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se një person ka mbetur i plagosur.
"I plagosuri, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit", tha Pllana. /Zëri