Një 56-vjeçar gjendet pa shenja jete në Skenderaj, Policia nis hetimet
Foto: Laura Hasani

Një 56-vjeçar gjendet pa shenja jete në Skenderaj, Policia nis hetimet

Kronika May 19, 2026 - 16:42

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një fshat të Skenderajt, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rreth orës 12:40 është pranuar informacioni se një person dyshohej të ishte pa shenja jete afër vendbanimit të tij, raporton Zeri.info.

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi emergjent i QKMF-së në Skenderaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë kompetente hetimore, ndërsa hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Pas përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, 56 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Sipas rrethanave të konstatuara në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri