Vetura godet një motoçikletë në rrugën Fier-Roskovec, drejtuesi në gjendje të rëndë
Kronika
May 19, 2026 - 18:00
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur Kuman.
Një veturë është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime në trup.
Ai është dërguar në urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si edhe për të disiplinuar trafikun.