Dënohet me 100 euro një person në Prishtinë, parkoi në hapësirë të gjelbëruar
Foto: Komuna e Prishtinës

Dënohet me 100 euro një person në Prishtinë, parkoi në hapësirë të gjelbëruar

Kronika May 23, 2026 - 10:54

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara.

Sipas njoftimit të Komunës, bëhet e ditur se Inspektorati ka shqiptuar gjobë prej 100 euro ndaj një personi për parkim të automjetit në hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve, raporton Zeri.info.

“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Zëri