Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Kronika May 22, 2026 - 10:33

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 11:30, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri