Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare

Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare

Kronika May 28, 2026 - 11:17

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta identifikuar një person.

Fotografia e të dyshuarit është publikuar nga institucioni dhe është bërë e ditur se kërkohet për veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës ose të kreditit”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected]”, thuhet në njoftim. /Zëri