Vrasja e të riut në Gjakovë, sherri nisi pas debatit për politikë
Kronika
June 08, 2026 - 12:14
Një rasti i rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një 18-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga mjete të forta dhe të mprehta.
Gjithçka nisi nga një fjalosje mes viktimës dhe një komshiu të tij, për shkak të bindjeve të ndryshme partiake.
“Siç na ka thënë babai i viktimës, 18-vjeçari kishte votuar një parti tjetër, ndërsa komshiu i tij një parti tjetër”, raporton Klan Kosova.
Rasti tragjik u konfirmua edhe nga Policia, ku u bë e ditur se edhe tre persona pësuan lëndime, duke përfshirë të dyshuarin.
I njëjti, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.