Tragjedia në Drenas, i mituri dyshohet se nga pakujdesia shkaktoi aksidentin fatal
Kronika
June 18, 2026 - 09:57
Mëngjesi i së mërkurës ishte tragjik për një të mitur në fshatin Fushticë të Poshtme të Drenasit, pasi i njëjti u aksidentua për vdekje në rrugën Carralevë-Komoran.
Lidhur me këtë rast të rëndë Policia ka zbardhur detaje të reja, ku përmes raportit zyrtar ka bërë të ditur se viktima derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.
“I dyshuari mashkull shqiptar, i mitur, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda, i cili pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.