Vrasja në tentativë në Veternik, vetëdorëzohet në Polici i dyshuari
Foto: Laura Hasani

Vrasja në tentativë në Veternik, vetëdorëzohet në Polici i dyshuari

Kronika June 23, 2026 - 10:03

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është vetëdorëzuar në polici personi i cili dyshohet se mbrëmjen e 16 qershorit ka plagosur një person në Veternik të Prishtinës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje në tentativë & Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Prishtinë /16.06.2026 – 23:21. I dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në kërkim në lidhje me rastin është vetëdorëzuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri