Arrestohet në Ferizaj 28-vjeçari i cili ishte i dënuar me katër vjet burgim për kontrabandë me emigrantë
Kronika
June 22, 2026 - 20:10
Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në koordinim me njësitë policore dhe pas informatave operative të siguruara në terren, ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata.
Sipas njoftimit nga Policia, E. Sh. (28 vjeç) ka qenë në kërkim me urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit me katër vite burgim efektiv për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Ai është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë përfunduar procedurat e nevojshme policore, ndërsa më pas është dërguar për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata. /Zëri