Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vragoli të Fushë-Kosovës, zjarrfikësit në vendngjarje
Kronika
June 26, 2026 - 19:45
Një objekt është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin”, thuhet në konfirmimin e Policisë.
Sipas të dhënave fillestare, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. /klankosova