Tragjedia në Deçan: Mësohet mosha e babait dhe të birit që u goditën nga rryma
Kronika
June 28, 2026 - 23:48
Një rast i rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit këtë të diel.
Babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj humbën jetën pasi u goditën nga energjia elektrike.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se babai i takonte moshës rreth 60-vjeçare, ndërsa i biri ishte 30-vjeçar.
Viktimat dyshohet se ishin duke pastruar veturën në oborrin e tyre kur kanë rënë në kontakt me rrymën.
“Pas dërgimit në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor rreth orës 21:20, është konstatuar vdekja e dy vikimave”, deklaroi policia.